Botë

Aung San Suu Kyi del para gjykatës për herë të parë pas puçit në Birmani

Udhëheqësja e Birmanisë deri në momentet e puçit ushtarak, Aung San Suu Kyi, ka dalë për herë të parë sot në seancën gjyqësore. Ajo u ndalua gjatë grusht shtetit të kryer nga forcat ushtarake nën akuzat për posedim të jashtëligjshëm të radiove dhe shkelje të sekreteve shtetërore. Mund të dënohet deri në 14 vjet burgim. Partia e saj, Lidhja Kombëtare për Demokraci, fitoi zgjedhjet gjatë nëntorit të 2020-s me rezultat të lartë, derisa Suu Kyi tha para Gjykatës se kjo lëvizje “do të ekzistojë për sa kohë sa qytetarët jetojnë këtu”.

75-vjeçarja, laureate e Çmimit Nobel për Paqe në luftën e saj për të ndërtuar demokracinë në vend, është në mesin e 4000 personave të arrestuar, raporton CNN.

Grusht-shteti ushtarak kishte rezultuar i suksesshëm në shkurtin e këtij viti, ku forcat e ushtrisë birmaneze morën qeverisjen. Dhjetëra protestues dhe kundërshtarë të grusht-shtetit u vranë.