Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ish-udhëheqëses së ndaluar të Birmanisë i lejohet kontakti i parë me jashtë në dy vjet e gjysmë

Aung San Suu Kyi

Udhëheqëses së ndaluar të Birmanisë, Aung San Suu Kyi, i është lejuar të takojë një delegacion të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). 

Ky është kontakti i parë i konfirmuar i saj me palë të jashtme që nga dërgimi i një letre drejtuar të birit, dy vjet e gjysmë më parë.

Në fotografitë e takimit të publikuara nga qeveria ushtarake, Suu Kyi dukej në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo është ndaluar pak kohë pasi forcat e armatosura rrëzuan qeverinë e saj në vitin 2021, dhe u dënua me 33 vjet burgim mbi akuza që konsiderohen gjerësisht si të fabrikuara, ndonëse dënimi i saj është reduktuar dhe ajo është transferuar në arrest shtëpiak.

Pavarësisht sigurimeve të përsëritura nga ushtria se Suu Kyi është gjallë dhe mirë, ata nuk kanë ofruar kurrë ndonjë provë bindëse për këtë.

Edhe Udhëheqësi i Birmanisë thyen izolimin diplomatik pas grushtshtetit, viziton Tajlandën Botë Udhëheqësi i Birmanisë thyen izolimin diplomatik pas grushtshtetit, viziton Tajlandën

I biri i saj, Kim Aris, ka ndërmarrë së fundmi një fushatë ndërkombëtare duke kërkuar prova se ikona 81-vjeçare e demokracisë është ende gjallë.

Tani, një delegacioni të ICRC-së i është lejuar ta takojë atë, takimi i saj i parë i konfirmuar me dikë jashtë rretheve qeveritare në gati katër vjet.

Fotografitë e publikuara, ku ajo shfaqet me ekipin e ICRC-së, e tregojnë Suu Kyi-n të qetë dhe në gjendje të mirë, ndonëse nuk janë dhënë detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore apo mbi temat e diskutuara gjatë takimit.

Qeveria e Birmanisë, e cila ende drejtohet nga udhëheqësi i grushtit të shtetit, Min Aung Hlaing, dhe e dominuar nga ushtria pavarësisht zgjedhjeve të mbajtura më parë këtë vit, po përpiqet t'i japë fund izolimit të saj diplomatik në një seri vizitash zyrtare në vendet fqinje.

Edhe Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips Botë Lufta e harruar që po shndërrohet në apokalips

Ndër kërkesat kryesore që i bëhen udhëheqjes ushtarake të Birmanisë është që t'i japin fund bombardimeve ajrore të zonave të mbajtura nga opozita, të fillojnë negociatat për t'i dhënë fund luftës civile dhe të lirojnë, Aung San Suu Kyi.

Deri më tani ata i kanë hedhur poshtë këto thirrje, por publikimi i takimit të së hënës në mëngjes sugjeron se mund të jenë të gatshëm të pranojnë kërkesën e fundit.