Botë

2,000 njësi banimi u shkatërruan gjatë luftimeve në Gaza

 

Një zyrtar palestinez ka thënë se një vlerësim fillestar ka treguar se të paktën 2,000 njësi banimi janë shkatërruar gjatë luftimeve mes Izraelit dhe grupit militant palestinez në Gaza.

Naji Sarhan, zëvendësministër i Punës dhe Strehimit në Gaza, i ka thënë AP-së se mbi 15,000 njësi të tjera janë shkatërruar pjesërisht në luftën 11-ditore.