Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Si funksionon “Kupola e hekurt” e Izraelit

Një hise e dhunës më të tmerrshme të viteve të fundit në Izrael dhe Gazë ka rezultuar me imazhe dramatike të konfrontimeve të zhvilluar në mbarë qiellin e rajonit.

Më shumë se tre mijë raketa janë shkrepur javën e kaluar drejt Izraelit nga “Hamasi” dhe grupet e tjera militante palestineze.

Por rreth nëntëdhjetë për qind e raketave janë neutralizuar prej mburojës së famshme të sistemit izraelit të mbrojtjes, të njohur si “Kupola e hekurt”, ka bërë të ditur ushtria izraelite.

“Kupola e hekurt” ishte dizajnuar specifikisht për t’u mbrojtur kundër një morie kërcënimesh me rreze të shkurtra.

Sistemi i ka rrënjët në luftën e Izraelit me lëvizjen militante të Libanit “Hezbollah” më 2006, kur mijëra raketa ishin hedhur në drejtim të Izraelit – duke shkaktuar dëme të mëdha, evakuime masive dhe shumë raste fatale.

Edhe Sa është “i hekurt” sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit Botë Sa është “i hekurt” sistemi i mbrojtjes ajrore i Izraelit

Pastaj Izraeli njoftoi se do të zhvillonte një sistem të mbrojtjes raketore.

Krijuar prej firmave izraelite, “Rafael Advanced Denfense Systems” dhe “Israel Aerospace Industries” me njëfarë mbështetje amerikane, “Kupola e hekurt” u operacionalizua më 2011.

E konsideruar në mesin e sistemeve më të avancuara të mbrojtjes në botë, “Kupola e hekurt” përdor radarin për të identifikuar dhe shkatërruar kërcënimet në ardhje para se ato të shkaktojnë dëme.

Sistemi për të gjitha kushtet meteorologjike ishte dizajnuar kastile për të ndihmuar neutralizimin e armëve të zakonshme me rreze të shkurta veprimi, si raketat të shkrepura nga Gaza.

“Kupola e hekurt” ishte e shtrenjtë për t’u zhvilluar, por prodhuesit thonë se ia vlen për shkak të teknologjisë që e përdor për dallimin që e bën ndërmjet raketave që do të shënjestrojnë zona me ndërtime dhe kur jo. Njësitet statike dhe mobile lansojnë raketa neutralizuese vetëm atëherë kur diçka konsiderohet e rrezikshme.

Një dekadë prej operacionalizimit të “Kupolës së hekurt”, Izraeli tani i ka dhjetë bateri të shpërndara në mbarën vendin, me secilën prej tyre me tre ose katër lansues që mund të shkrepin 20 raketa interceptuese.

Edhe Çka është “Kupola e Hekurt”, sistemi izraelit që neutralizon sulme ajrore Botë Çka është “Kupola e Hekurt”, sistemi izraelit që neutralizon sulme ajrore

“Numri i izraelitëve të vrarë dhe të plagosur do të ishte larg më i lartë nëse nuk do të ishte sistemi ‘Kupola e hekurt’, që doli të jetë shpëtues jete si gjithnjë”, ka deklaruar zëdhënësi ushtarak, Jonathan Conricus.

Por, disa analistë thonë se intensiteti i breshërive të fundit nga Gaza sugjeron se grupet militante po mundohen ta mbingarkojnë “Kupolën e hekurt” – duke ngritur shqetësime për kufizimet e mundshme të sistemit.