Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

“Kupola e Hekurt” e Izraelit s’ndalon gjithçka, raketa e Hamasit depërton në një ndërtesë në Tel Aviv

Një raketë e lëshuar nga Hamasi goditi një ndërtesë në Tel Aviv të premten, duke lënë të plagosur të paktën dy persona.

Sulmi me raketë erdhi disa orë pasi forcat tokësore izraelite të mbështetura nga avionë luftarakë dhe dronë kryen sulm në Rripin qendror të Gazës.

Në videon e shfaqur në rrjetet sociale është regjistruar përplasja e raketës.

Channel 12 i Izraelit raportoi se të paktën tetë raketa të tjera të lëshuara drejt Tel Avivit u kapën nga Iron Dome, ose njohur si “Kupola e Hekurt” e Izraelit, që është një nga zhvillimet më të sofistikuara në botë.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas filloi operacionin Al-Aqsa Storm më 7 tetor, i cili përfshinte një seri lëshimesh raketash dhe infiltrimesh në Izrael nga toka, deti dhe ajri.

Edhe 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit godet Tel Avivin Botë 16 të lënduar pasi një raketë e hedhur prej Jemenit godet Tel Avivin

Ushtria izraelite më pas filloi një bombardim të pamëshirshëm të objektivave të Hamasit në Rripin e Gazës.

Të paktën 7.028 palestinezë janë vrarë në konflikt, ndërsa 2.3 milionë banorë të Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant. Mbi 1 mijë izraelitë kanë mbetur të vrarë.