Zyrtarët palestinezë në Gaza kanë njoftuar se dita e diele ishte dita me më së shumti vdekje që kur kanë nisur luftimet me Izraelin.
42 persona vdiqën nga sulmet ajrore izraelite në Gaza të dielën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUshtria izraelite ka njoftuar se militantët palestinezë kanë lansuar më tepër se 3000 raketa në drejtim të Izraelit javën e kaluar.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka paralajmëruar se luftimet mund ta zhysin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Ai ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftimeve.
Të hënën, aeroplanët luftarakë izraelitë kanë lansuar 80 sulme ajrore në disa zona në Gaza, pak pasi që militantët e Hamasit kanë hedhur raketa në drejtim të jugut të Izraelit.
Zyrtarët e Gazës kanë njoftuar se 42 persona, përfshirë 16 gra e 10 fëmijë, kanë vdekur nga sulmet ajrore të dielën.
Ndërkohë nga Izraeli është njoftuar se dhjetë persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur nga raketat e hedhura nga Hamasi në Izrael.
Në Gaza numri total i vdekjeve ka arritur në 197, përfshirë 58 fëmijë e 34 gra, ndërsa janë lënduar 1230 persona, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Izraeli ka thënë se dhjetëra militantë kanë vdekur në këto luftime.