Botë

Vuçiq dekoron me medaljen e lartë Handken, fituesin e Çmimit “Nobel”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen më të lartë shtetërore “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” fituesin e Çmimit “Nobel” për letërsi vitin e kaluar, Peter Handke, i cili i bëri apologjetikë Sllobodan Millosheviqit për krimet e kryera në Ballkan.

Vuçiç e falënderoi Handken për gjithçka që bëri për Serbinë, duke e konsideruar “zëdhënës” të tyre, raporton Tanjug.

“Faleminderit shumë. Serbia me këtë tregon mirënjohjen e saj për akademikun dhe mikun e saj Handke. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Serbinë”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, kreu i shtetit serb tha se ishte apologjetika e shkrimtarit që ia siguroi çmimin Nobel atij.

Handke mbështeti regjimin e Sllobodan Millosheviçit, duke e mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe krimet në Kosovë.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, e pati shpallur Handken si persona “non-grata”, duke thënë se ai nuk është i mirëpritur në Kosovë për shkak të “mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale”./ABCNEWS/