Ka shkuar në 50 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë në një shkollë të vajzave në kryeqendrën e Afganistanit, Kabul, shumica prej të cilave janë nxënëse të moshës 11 deri 15 vjet, raporton Ministria e Brendshme e Afganistanit, transmeton agjencia AP.
Numri i të plagosurve nga sulmi i të shtunës është rritur në mbi 100.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTri shpërthime ndodhën afër hyrjes së shkollës ndërsa nxënëset po dilnin nga shkolla, siç ka njoftuar Ministria.
Talebanët kanë mohuar përgjegjësinë në këtë sulm, duke e dënuar sulmin.
Shpërthimi i parë erdhi nga një veturë e mbushur me eksplozivë, pasuar nga dy të tjera, ndërsa nga Ministria e Brendshme është shtuar se numri i të vdekurve pritet të rritet.