Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

27 viktima nga rrëzimi i një aeroplani në Kongo

Rrëzimi i një aeroplani të vogël në qytetin Goma të Kongos ka lënë të vdekur të paktën 27 persona, përfshirë edhe disa që ishin në tokë, raporton Reuters.

Aeroplani, që i përkiste kompanisë lokale Busy Bee, u rrëzua menjëherë pas ngritjes gjatë rrugës për në qytetin Beni, 250 kilometra në veri, thonë zyrtarët, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se në aeroplan ishin 16 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë aksident.

Joseph Makundi, koordinator i shërbimeve të shpëtimit në Goma, tha për Reuters se 27 trupat janë larguar nga rrënojat, përfshirë edhe ato të personave që janë goditur gjatë rënies.

Artikuj të ngjashëm