Botë

SHBA-ja dërgon përforcime gjatë tërheqjes nga Afganistani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur burime shtesë ushtarake për të mbrojtur forcat amerikane dhe të koalicionit që do të tërhiqen nga Afganistani.

Artileria e rëndë dhe aeroplanët luftarakë do të pozicionohen për të mbrojtur trupat dhe kontraktuesit civilë.

SHBA-ja dhe NATO kanë qenë prezentë në Afganistan për gati 20 vjet.

Presidenti Joe Biden e ka caktuar afatin e tërheqjes së trupave më 11 shtator, shkruan BBC.

Tërheqja vjen me përshkallëzim të dhunës, me forcat e sigurisë afgane të cilët janë në gatishmëri të lartë për sulme hakmarrëse.

Talibanët kanë paralajmëruar se nuk janë më nën një marrëveshje që të mos shënjestrojnë trupat ndërkombëtarë.