Botë

Pfizer/BioNTech kërkojnë dritën jeshile nga BE-ja për përdorimin e vaksinës te fëmijët

FOTO: AP
 

Dy kompanitë farmaceutike, Pfizer dhe BioNTech, i kanë paraqitur një kërkesë Rregullatorit Evropian të ilaçeve për miratimin e vaksinës së tyre anti-COVID që të përfshihet edhe te fëmijët 12 deri në 15 vjeç, në një lëvizje që mund t'u ofrojë popullatave më të reja dhe më pak të rrezikuara në Evropë akses për të marrë dozat e para.

Në një deklaratë të premten, të dy farmaceutikët kanë thënë se paraqitja e tyre në Agjencinë Evropiane të Barnave bazohet në një studim të përparuar në më shumë se 2.000 adoleshentë që tregoi se vaksina e tyre ishte e sigurt dhe efektive. Fëmijët do të vazhdojnë të monitorohen për mbrojtje dhe siguri më afatgjatë për dy vjet të tjera.