Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

30 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 447 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3034 mostrave. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 620 pacientë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 151.569 persona me koronavirusin e ri, ndërsa 4.772 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 131.530, ndërsa janë 15.267 raste aktive.