Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 15 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa po ashtu janë regjistruar edhe 37 raste të reja pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga testimi i 3143 mostrave.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 69 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 155.063 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2883 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 146.896 qytetarë, ndërsa janë 5311 raste aktive.