Kompania farmaceutike BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer ka thënë se ata do të sigurojnë 100 milionë doza të tjera të vaksinës së tyre anti-COVID në Bashkimin Evropian këtë vit, njofton AP.
Të dy kompanitë kanë thënë të hënën se Komisioni ekzekutiv i grupit prej 27 vendesh ushtroi një mundësi për të blerë doza shtesë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vaksinave për t'u shpërndarë në BE në vitin 2021 në 600 milionë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftimi ofron një nxitje shumë të nevojshme për shpërndarjen e ngadaltë dhe shumë të kritikuar të vaksinave të BE-së.
Sean Marett, zyrtari kryesor i biznesit i BioNTech, ka thënë se dërgesat e vaksinës me bazë mRNA të kompanisë këtë vit do të mbulojnë dy të tretat e popullsisë së BE-së.
Bashkimi Evropian ka administruar deri më tani rreth 105 milionë vaksina për popullsinë e tij prej rreth 450 milionë njerëzve. Shumica e vaksinave kërkojnë dy doza për të siguruar imunizim të plotë.