Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 31 të vdekur nga koronavirusi dhe 824 të infektuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer 3.988 testime, ndërsa janë shëruar 682 pacientë.
Në nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë infektuar 146.733 persona, ku 122.121 janë shëruar dhe 4.419 kanë vdekur. Aktualisht janë 20.193 raste aktive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo