Botë

“Letra” rreth përfundimit të shpërbërjes së Jugosllavisë nxit tensione me Bosnjës e Sllovenisë

Kryeministri slloven, Janez Jansha
 

Në Bosnjë-Hercegovinë po diskutohet në qarqet më të larta një letër, që “autori” i saj mohon se e ka shkruar dhe dorëzuar.

Mediat në Bosnjë raportojnë të hënën se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, ia ka dorëzuar një “non-paper”, dokument jozyrtar, presidentit të Këshillit të Evropës, Charles Michel, ku pretendohet të jetë shkruar se synim në mandatin e tij është “përfundimi i shkatërrimit të Jugosllavisë”, shkruan gazeta “Oslobodjenje”.