Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë të hënën se pati temperaturë prej 38.1 gradë Celsius dhe një kollë të keqe, duke i vazhduar përkeqësimi i gjendjes shëndetësore prej që ka hyrë në grevë urie, transmetojnë mediat ndërkombëtare.
Navalny ka shtuar se tre nga 15 të burgosurit në njësin e tij të burgut ishin shtruar në spital pasi dyshohet se kanë tuberkulozë.
Navalny, një nga kritikët më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin, është ankuar veçmas për dhimbje akute të shpinës dhe këmbës. Ai ka akuzuar autoritetet se nuk e kanë lejuar të mjekohet dhe nuk i kanë dhënë ilaçet e duhura.