Botë

5 të vdekur e 24 të lënduar nga shembja e një ndërtese në Kajro

Të paktën pesë persona kanë vdekur e 24 kanë mbetur të lënduar kur një ndërtesë në Kajro të Egjiptit është shembur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës, ka bërë të ditur Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA.

Dëshmitarët kanë thënë se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës 10 katëshe.