Një 7-vjeçare është qëlluar për vdekje nga forcat e sigurisë në Birmani, duke u bërë viktima më e re në shtypjen që po bëhet nga grusht-shteti i ushtrisë muajin e kaluar, kanë thënë banorët.
Familjarët kanë thënë se vajza është vrarë në shtëpinë e saj në Mandalay, shkruan BBC.
Birmania është përballur me protesta që kur ushtria rriti kontrollin më 1 shkurt.
Grupi i të drejtave “Save the Children”, ka thënë se janë mbi 20 fëmijë në mesin e dhjetëra njerëzve të vrarë.
Në total, ushtria ka deklaruar se 164 njerëz janë vrarë në protesta, ndërkohë që Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë e dërgon këtë shifër në 261.
Artikuj të ngjashëm
-
Ushtria në Birmani vrau të paktën 53 persona
-
Gjashtë fëmijë të vrarë e 17 të plagosur nga sulmi i ushtrisë birmane në një shkollë
-
Ushtria e Birmanisë po u kërkon para familjarëve të protestuesve të vrarë për t’i marrë trupat e tyre
-
Të paktën 11 të vrarë në protestat e reja në Birmani
-
Katër të vrarë në protestat e së shtunës në Birmani