Ministria palestineze e Shëndetësisë ka nisur administrimin e vaksinave të para kundër koronavirusit, të siguruara nëpërmjet nismës botërore Kovaks.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe partnerët e saj, që menaxhojnë programin Kovaks, ia kanë dërguar mbi 61 mijë vaksina Autoritetit Palestinez. Mbi 21 mijë prej tyre janë dërguar në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga “Hamasi” e të bllokuar nga forcat izraelite.
Dyzetë mijë doza të tjera janë dërguar në Bregun Perëndimor, ku Autoriteti Palestinez ka pasur telashe për të blerë vaksina. Para arritjes së dërgesës së Kovaksit, Autoriteti Palestinez kishte siguruar vetëm dhjetë mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik 5” dhe më shumë se dy mijë të tjera nga Izraeli për rajonin që ka më shumë se pesë milionë banorë.
Gaza, në anën tjetër, që po përballet me bllokadën izraelite dhe egjiptiane për ta izoluar Hamasin, ka marrë 80 mijë doza. Në Gazë pritet që deri në maj të sigurohen edhe gjashtëdhjetë mijë doza të tjera vaksinash.
-
Mbi 90,000 fëmijë në Gaza janë vaksinuar kundër poliomielitit
-
Të paktën 48 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite, vazhdon vaksinimi i fëmijëve
-
OKB-ja nis në Gaza vaksinimin e fëmijëve kundër polios
-
SHBA-ja këtë javë dërgon mbi 35 mijë vaksina antiCOVID në Kosovë
-
Kosova pranon 38.400 vaksina nga COVAX-i, për pak javë edhe 521 mijë të tjera