Një grua në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kishte marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit në kohën kur ishte shtatzënë, ka sjellë në jetë foshnjën e parë me antitrupa kundër COVID-19, ka bërë të ditur ekipi mjekësor.
Doktorët Paul Gilbert dhe Chad Rudnick kanë njoftuar se gruaja kishte marrë vaksinën e parë të “Modernas” në muajin janar, në javën e 36-të të shtatzënisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGruaja solli në jetë një vajzë tre javë më vonë. Ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa pas analizave të para u vu re se ajo kishte antitrupa.
“Ekziston mundësia për mbrojtje dhe reduktim të rrezikut të infektimit nga COVID-19 nëpërmjet vaksinimit të nënave”, thuhet në njoftimin e mjekëve të publikuar në një gazetë shkencore, shkruan “The Guardian”.
“Për dijeninë tuaj, kjo është hera e parë në botë që raportohet për një foshnje të lindur me antitrupa pas një vaksinimi”, ka thënë Gilbert. “Kemi testuar kërthizën e foshnjës për të parë nëse antitrupat e nënës kanë kaluar te foshnja, gjë që kemi parë se ka ndodhur me shtatzënitë”.
Në njoftim mjekët kanë kërkuar më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse foshnjat mbrohen nga antitrupat e nënave të tyre.