Botë

“Jemi të uritur”: Protestat në Liban rëndojnë krizën ekonomike

Protestues të zemëruar iu kthyen rrugëve të kryeqytetit të Libanit të martën, duke bllokuar rrugët me djegie të gomave dhe kontejnerëve të mbeturinave ndërsa kriza financiare  thellohet.

Protestat rifilluan – edhe pse në numër më të vogël – pas disa ditë qetësie ndërsa funta libaneze vazhdoi të binte.

“Ku janë njerëzit? Zbrit, jemi të uritur!”, bërtiti Ahmad Shuman, një protestues i cili ishte i zemëruar për shkak të numrit të vogël të njerëzve që kishin dalë në demonstrata, shkruan AP.

Valuta e Libanit ka humbur 90 për qind të vlerës së saj që nga tetori 2019, kur shpërthyer protestat anti-qeveritare, përfshirë mbi 25 për qind vetëm në javët e fundit. Politikanët e rinj kanë refuzuar të punojnë bashkë për të formuar qeverinë e re që do të implementonte reforma që do ta nxirrnin vendin nga krizat.

Kriza po paraqet kërcënimin më të madh për stabilitetin e Libanit që nga lufta civile në vitet 1975-90. Ministri i Jashtëm i Francës kishte paralajmëruar javën e kaluar se Libani po humb kohë para se të përjetojë kolaps total, duke vënë fajin tek liderët e vendit, refuzimi i të cilëve për t’u bërë bashkë për të formuar qeverinë ka zgjeruar krizën.

Qeveria libaneze ka dhënë dorëheqje në gusht pas shpërthimit masiv në portin e Bejrutit që la të vrarë 211 njerëz, të lënduar mbi 6,000 dhe duke dëmtuar lagje të tëra në kryeqytet.