Gjetjet e misionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë i cili po heton origjinën e virusit COVID-19 pritet të bëhen publike nga mesi i muajit mars, ka bërë të ditur të premten Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Koha kur pritet të bëhen publike janë datat 14 ose 15 mars”, ka thënë Peter Ben Embarek, shef i misionit.
Ben Embarak i cili është ekspert i OBSH-së në sëmundjet që kalojnë nga kafshët tek njerëzit, ka deklaruar në përfundim të misionit muajin e kaluar se virusi sipas të gjitha gjasave ka origjinë nga lakuriqët e natës, edhe pse, siç ka thënë, nuk dihet se si ka kaluar tek njerëzit, raportojnë mediat e huaja.
Ekipi i OBSH-së i cili e ka hulumtuar origjinën e koronavirusit është kontestuar politikisht, me Washingtonin i cili ka deklaruar se dëshiron t’i rishikojë të gjeturat. Disa akuza të tjera thonë se qasja e ekipit të OBSH-së në Kinë ishte shumë e limituar.
-
OBSH: Nuk kemi hequr dorë nga zbulimi i origjinës së COVID-19
-
Ekipi i ri i OBSH-së mund të jetë shansi i fundit që të zbulohet origjina e COVID-19
-
OBSH-ja synon ftohjen e debatit politik për origjinën e COVID-19
-
Shkencëtarët kritikojnë ekipin e OBSH-së, kërkojnë hetime më të thella për origjinën e COVID-19
-
Kritika ndaj OBSH-së për raportin rreth origjinës së virusit