Zyrtarët e Shëndetësisë në Angli e kanë gjetur personin i cili kishte rezultuar pozitiv me variantin brazilian të koronavirusit.
Lokalizimi i tij është bërë pas pesë ditësh kërkime për të, i cili është një prej gjashtë njerëzve që janë infektuar me variantin e njohur si P1, shkruan The Independent.
Autoritetet thanë se ishte e mundshme që personi i kërkuar kishte kryer një test në shtëpi më 12 shkurt mirëpo kishte dështuar por nuk është arritur që të regjistrohet në kartën e tyre të regjistrimit.
Kërkimet për këtë person ishin bërë në 379 familje në fillim të kësaj jave dhe vetëm pas pesë ditësh ai ishtë gjetur.
Artikuj të ngjashëm
-
Autoritetet britanike po e gjurmojnë një person të infektuar me variantin brazilian të COVID-19
-
Zbulohet një variant i ri i koronavirusit në Britani
-
Dy raste me variantin e ri të COVID-19 janë zbuluar në Britani
-
Britania mund ta kthejë Portugalinë në listën “e zezë” të COVID-it
-
Varianti indian i COVID-19 gjendet në 44 shtete