Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë të ditur se varianti indian i COVID-19, që qëndron prapa rritjes enorme të rasteve me koronavirus në Indi, është gjetur në shumë shtete të tjera të botës.
Sipas agjencisë së shëndetit, varianti B.1.617 i COVID-19, fillimisht i gjetur në Indi në tetor, është gjetur në më shumë se 4500 mostra në “44 shtete në të gjashtë rajonet e OBSH-së”.
Përditësimi i saj javor i pandemisë ka njoftuar se ka marrë raporte për mostra të tilla edhe nga pesë shtete të tjera shtesë.
Jashtë Indisë, thuhet se Britania ka më së shumti raste të variantit të tillë.
Artikuj të ngjashëm
-
Rastet e para me Omicron paraqiten edhe në Indi
-
OBSH: Varianti Delta është regjistruar në rreth 100 vende
-
Kombinim i mutacionit britanik dhe indian, zbulohet varianti më i ri i COVID-19 në Vietnam
-
India u kërkon rrjeteve sociale të mos lejojnë përdorimin e termit “varianti indian i COVID-19”
-
Në Slloveni arrin varianti indian i koronavirusit