Të paktën 60 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në kufirin mes Afganistanit dhe Iranit.
Autoritetet iraniane kanë dërguar zjarrfikësit dhe ambulancat në vendin e ngjarjes, raportojnë mediat e huaja. Raportet e para thonë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një tanku me gaz. Mirëpo më vonë, zyrtarë iranian thanë se nuk dihen ende shkaqet e sakta.
Zjarri ka lënë një pjesë të madhe të banorëve rreth kufirit mes dy vendeve pa energji elektrike për shkak të dëmtimit të infrastrukturës elektrike.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 13 të vdekur nga një shpërthim në Katar
-
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër tregtare në Iran
-
Arrin në 46 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin e Iranit
-
25 të vdekur e 800 të plagosur nga shpërthimi në portin e Iranit
-
Shpërthim i fuqishëm në Iran, katër të vdekur e qindra të lënduar