Gjermania ka shpartalluar një rrjet të trafikimit me qeniet njerëzore, në një aksion masiv, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 600 policë. Aksioni kundër trafikantëve është ndërmarrë pak ditë pasi që udhëheqësi i këtij grupi kriminal, u kap në Austri.
Në një fshat në jug të qytetit Bremen, policia ka konfiskuar kuti dhe dokumente të shumta nga një shtëpi e bastisur. Gazeta gjermane “Bild” ka raportuar se prokurorët janë duke i udhëhequr hetimet ndaj 19 personave me shtetësi siriane, libaneze dhe libiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë arrestuarit, midis moshës 21 dhe 44-vjeçare, janë akuzuar për trafikim të qytetarëve nga Siria për në Gjermani. Policia gjermane ka arrestuar shtatë persona gjatë bastisjeve të ndërmarra në katër shtete të mëdha gjermane.