Policia gjermane kreu dhjetëra bastisje në të gjithë vendin të mërkurën më synim trafikimin e dyshuar me njerëzve. Dyshohet se bastisja kishte të bëjë me punonjës të përkohshëm që janë marrë nga vende jashtë Bashkimit Evropian dhe janë punësuar në Gjermani duke u pajisur me dokumente të falsifikuara, dhe se ata që dyshohet se ishin të përfshirë në organizimin e tyre, janë arrestuar.
Policia në Berlin ka thënë se aksioni filloi qysh herët në mëngjes dhe se kontrolluan shtëpi e biznese, me fokus në kryeqytetin e Gjermanisë dhe disa zona të tjera.
Agjencia gjermane e lajmeve DPA raportoi se rreth 1000 policë ishin të përfshirë në bastisje dhe se po hetojnë rreth 20 të dyshuar për përfshirje të dyshuar në falsifikim të dokumenteve të shtetësisë evropiane dhe vënien në kontakt të punëtorëve në kompani të mëdha logjistike.
U arrestuan disa dhe u konfiskuan prova materiale në vlera milionëshe.
Të dyshuarit mund të kenë operuar në një rrjet agjencish punësimi të përkohshme në Ballkan dhe në Gjermani, përfshirë kompani mashtruese, ka thënë policia.
Nëpërmjet këtyre kompanive, të dyshuarit më pas dyshohet se kaluan punëtorë të përkohshëm nga vendet që nuk janë në BE, si qytetarë të BE-së, duke përdorur dokumente identiteti të falsifikuara dhe i vendosën në kompani të mëdha logjistike gjermane. Paratë që këto kompani më pas paguanin si paga për punëtorët e përkohshëm, i mbajtën të dyshuarit, raporton dpa.
Hetimet po kryhen për akuzat e dyshuara për trafikim të të huajve, falsifikim dokumentesh, punë të paligjshme të organizuar dhe punësim të paligjshëm.