Mbi dy milionë ka arritur numri i të vdekurve në botë si pasojë e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Që nga fundi i vitit 2019 dhe deri më 15 janar 2021, sipas Universitetit Johns Hopkins, janë prekur 93.418.283 persona. Shifrat besohet të jenë më të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër herë të parë, koronavirusi u zbulua në Wuhan të Kinës dhe shumë shpejt u shpërnda në tërë botën duke detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë që të shpallë në fillim të vitit 2020 pandeminë e COVID-19.
Që atëherë shtetet kanë zbatuar masa të ashpra të izolimit dhe ekonomitë e shumë vendeve janë dëmtuar rëndë. SHBA-ja, e cila ka akuzuar Kinën se ka fshehur informacionet për shkallën e të infektuarve si dhe ka bërë thirrje për një hetim "transparent" për origjinën e koronavirusit.
Në ditët e para të paraqitjes, virusi u gjurmua në një të ashtuquajtur "treg i lagësht" në Wuhan, dhe më pas u tha se aty ishte vendi ku virusi bëri kërcimin nga kafshët tek njerëzit. Që nga ajo kohë, shumë teori të tjera janë shfaqur, duke përfshirë thashethemet e pabazuara se virusi ka rrjedhur nga një laborator në Kinë.
Kina pretendon se pavarësisht faktit se koronavirusi u paraqit për herë të parë në Wuhan, nuk do të thotë se ai domosdoshmërisht e ka origjinën aty. \ REL