Zvicra ka aprovuar sot vaksinën Moderna kundër virusit Covid-19.
Kjo është vaksina e dytë anti-Covid që po aprovohet në këtë shtet evropian, pas asaj të Pfizer dhe BioNTech’s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi i autoritetit zviceran të medikamenteve Swissmedic’s për ta pranuar vaksinën e Moderna, ka ardhur pak ditë pasi Agjencia Evropiane e Mjekësisë i dha dritën e gjelbër kësaj vaksine.
Edhe vaksina e Modernas merret me dy doza ashtu si ajo e Pfizer dhe ka treguar efekt deri në 95 për qind.
Zvicra është në mesin e shteteve që është goditur nga vala e dytë e koronavirusit me total prej 500 mijë të prekur deri më tani dhe me 7500 të vdekur.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të furnizohen me 500 mijë doza të vaksinës këtë muaj, dhe me 1 milionë doza të tjera gjatë muajit shkurt.