Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Policia norvegjeze nuk pret të gjejë të mbijetuar tjerë nga rrëshqitjet e dheut të 30 dhjetor

Oslo, 5 janar (Reuters) – Trupat norvegjeze të kërkim-shpëtimit kanë heqë dorë të martën nga gjetja e të mbijetuarve tjerë nga rrëshqitjet e dheut më 30 dhjetor. Rrëshqitjet e dheut shkatërruan disa shtëpi. Tre persona ende rezultojnë të zhdukur.

Shtatë burra, gra dhe fëmijë deri më tash janë gjetur të vdekur, pas rrëshqitjeve të dheut në Gjerdum, 30 kilometra në veri të kryeqendrës Oslo.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Derisa më nuk shpresojmë të gjejmë të mbijetuar, ne nuk do të ndalim kërkimet”, ka thënë shefja e Policisë, Ida Melbo Oeystese në konferencë për media.

Policia dhe punëtorët e kërkim-shpëtimit janë duke përdorur qentë, dronët dhe helikopterët, përfshirë edhe pajisje që detekton nxehtësinë, për të kërkuar të zhdukurit.