Moti i keq ka penguar kërkimet për të mbijetuar në qytetin brazilian Petropolis, katër ditë pas vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që patën pasoja të rënda, raporton BBC.
Ekipet e emergjencës kanë pezulluar punën e tyre disa herë të shtunën për shkak të shiut. Ata thonë se ka pak shpresa për të gjetur ndonjë të mbijetuar.
Zyrtarët kanë thënë se 146 persona kanë vdekur, përfshirë 27 fëmijë e tinejxherë, ndërsa ende afro 191 rezultojnë të zhdukur.
Më tepër se 900 persona janë duke u strehuar në shkolla dhe strehimore.
Kërkimet janë bërë me mjete dore dhe sharra, pasi zona është jostabile, ndërsa po ndihmohen nga 41 qen nuhatës.
“Është e pamundur të sillet makineria e rëndë këtu”, ka thënë Roberto Amaral, bashkëkoordinator i grupit të shpëtimit në kuadër të zjarrfikësve në Petropolis, transmeton agjencia AFP.
-
Tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga reshjet e mëdha në Brazil
-
Përmbytje në Brazil, së paku 14 të vdekur përfshirë shtatë fëmijë
-
94 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil
-
Të paktën 38 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitja e dheut në Brazil
-
18 viktima nga shirat e rrëmbyeshëm në Brazil