Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Përmbytje në Brazil, së paku 14 të vdekur përfshirë shtatë fëmijë

Të paktën 14 njerëz kanë mbetur të vdekur, duke përfshirë shtatë fëmijë, pas rrëshqitjes së dheut në Rio de Janeiro të Brazilit, që ndodhi si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka njoftuar të shtunën Mbrojtja Civile e Shtetit.

Reshjet e shiut filluan të enjten, duke çuar në rrëshqitjen vdekjeprurëse të dheut në këtë rajon, raportoi CNN-i.

Në mesin e viktimave ishin një baba dhe shtatë fëmijët e tij të moshës nga dy deri në 17-vjeç.

Një tjetër viktimë ishte një 38-vjeçar që u godit nga rryma pas tre ditësh reshjesh shiu.

Në një tjetër zonë, një vajzë 4-vjeçare dhe një adoleshente mbetën të vdekura ndërsa nëntë persona rezultuan të zhdukur.

Edhe 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil Botë 10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil

Mbrojtja Civile nuk ka ende një raport të saktë se sa persona janë të zhdukur deri më tani.

Në fillim të muajit shkurt, të paktën 24 persona vdiqën dhe më shumë se 1,500 u zhvendosën pasi Sao Paulo u godit nga shirat e dendur për ditë të tëra, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.