Të paktën shtatë banorë të shtëpive të kujdesit kanë vdekur pasi disa nga stafi morën pjesë në një dasmë me më shumë se 300 njerëz, pavarësisht pandemisë me COVID-19.
Shtatë burra të moshave 70 deri në 90 vjeç nën kushte shëndetësore kanë vdekur në tri shtëpi kujdesi në Grant County, Washington, pasi janë infektuar me koronavirus muajin e kaluar, sipas një komunikate të lëshuar nga Distrikti i Shëndetësisë Grant County.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë paktën katër vdekje të tjera nga shtëpi kujdesi janë në pritje të rishikimit të shkakut të vdekjes së tyre, shkruan The Independent.
Departamenti i shëndetësisë tha se po heton nëse këto vdekje janë të lidhura me një dasmë ku morën pjesë rreth 300 persona, në fillim të nëntorit.
Ishte thënë se disa nga stafi i shtëpive të kujdesit kishin rezultuar pozitiv për COVID-19 disa ditë pas dasmës, por kishin vazhduar të punonin.
Që nga fillimi i pandemisë, Washingtoni ka regjistruar më shumë se 184,000 raste pozitive dhe të paktën 3,065 të vdekur.