Botë

Edhe një tjetër fitore për Macronin

Partia e qendrës së presidentit të ri të Francës, Emmanuel Macron është duke fituar bindshëm zgjedhjet parlamentare.

Partia e Macron pritet të fitojë mes 415 dhe 445 ulëseve prej 577 vendesh, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Macron është shpallur president muajin e kaluar dhe brenda një kohe shumë të shkurtër partia e tij arriti të marr mbështetje të madhe.

Rrethi i dytë i votimeve do të mbahet të dielën e ardhshme.