Kujtim Fejzulai, i cili kreu në fillim të këtij muaji një sulm në Vjenë e la disa të vdekur e të plagosur, kishte planifikuar të kryente sulm terrorist edhe në kisha.
Siç raporton Aljazeera, ministri i brendshëm austriak Karl Nehammer, tha sot përmes një konference shtypi se Fejzulai synonte të kishte viktima edhe nëpër kisha, pak para se policia ta vriste atë, transmeton KOHA.
Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike, Franz Roff, ka njoftuar se tashmë është shtuar siguria në qytet, veçanërisht në kohën para Krishtlindjeve e festave të fund vitit.
"E ardhmja është përpara nesh, dhe koha pas kësaj është e rëndësishme," tha ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Autori i sulmit në Vjenë dyshohet të jetë 20-vjeçari Kujtim Fejzulai, ithtar i “Shtetit Islamik”
-
Mediat austriake: Në mesin e të dyshuarve për terrorin në Vjenë ka edhe kosovarë, atentatori nga Maqedonia quhet Kujtim Fejzulai
-
Policia austriake paralajmëron për sulm të mundshëm kundër objekteve fetare
-
Dënohen katër xhihadistë në lidhje me sulmin në Vjenë
-
Një kosovar në mesin e të akuzuarve si bashkëpunëtor i atentatorit të Vjenës, Kujtim Fejzulai