Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një kosovar në mesin e të akuzuarve si bashkëpunëtor i atentatorit të Vjenës, Kujtim Fejzulai

Niveli i sigurisë ishte i shkallës së lartë. Mbrojtje maksimale për gjashtë të akuzuarit në gjyqin për sulmin terrorist të Vjenës më 2 nëntor të vitit 2020, ku u vranë katër persona – Nexhip V. (21), Vanessa P. (24) nga Mynihu, Gudrun S. (44) dhe Qiang L. (39), shkruan gazeta gjermane “Bild”.

Atentatori Kujtim Fejzulai (20), që u vra po ashtu gjatë sulmit, kishte nisur këtë fushatë në emër të Shtetit Islamik.

Rrethi i tij më i ngushtë i mbështetësve po përgjigjet që nga e marta në Gjykatën Rajonale të Vjenës.

Gjashtë të akuzuarit si bashkëpunëtorë, nuk u lejuan të fotografoheshin. Ata u nxorën nga burgu nga oficerë të armatosur rëndë nëpërmjet një korridori të mbyllur.

Vetëm Burak K. (23) me flokë të gjata dukej ende njëjtë si në vitin 2019. Në atë kohë ai ishte dënuar në të njëjtin vend me Kujtim Fejzulain për anëtarësim në një organizatë terroriste.

Edhe Dënohen katër xhihadistë në lidhje me sulmin në Vjenë Botë Dënohen katër xhihadistë në lidhje me sulmin në Vjenë

Një vit më vonë, ata vranë katër persona së bashku.

Pesë të pandehurit e tjerë janë Arjanit F. (23, kosovar i papunë), Ismail B. (21, austriak i papunë), Hedayatollah Z. (28, afgan i papunë), Adam M. (32, çeçen i papunë) dhe Ishaq F. (22, austriak i papunë).

Burrat akuzohen se kanë blerë armë dhe municione, kanë siguruar dokumente false dhe kanë ndihmuar Fejzulain që të mbajë mjete luftarake në ditën e sulmit.

Aktakuza u ka kujtuar 12 anëtarëve të jurisë frikën e të gjithë qytetarëve të Vjenës më 2 nëntor të vitit 2020, pasigurinë dhe shqetësimin për të afërmit.

“Vrasësi na goditi të gjithëve në zemër”, thuhet nga prokuroria.

Por, prokuroria dëshiron që të dënohen të gjithë që kontribuuan në sulmin në Vjenë.

Edhe Kërkohet dënimi i dy të akuzuarve për vrasjen e Lulëzim Fejzullahut në Podujevë LAJMET E MBRËMJES Kërkohet dënimi i dy të akuzuarve për vrasjen e Lulëzim Fejzullahut në Podujevë

“Jepuni një përgjigje të qartë atyre”, ka kërkuar prokurori.

Dënime të mundshme janë nga 20 vjet burgim e deri te burgimi i përjetshëm për vrasje terroriste.

Gjashtë të akuzuarit mohojnë çdo kontribut në krim, disa prej tyre nuk duan ta njohin mikun e tyre të fëmijërisë Kujtimin.

Por, prokurori publik kundërshtoi këtë me një foto që ishte bërë gjatë një takimi islamik me Blinor S. (21) nga Osnabrucku dhe Drilon G. (27) nga Kasseli nga 16 deir më 20 korrik të vitit 2020.

“Nuk e dimë përmbajtjen e bisedimeve, por bie në sy se menjëherë pas atij takimi, atentatori shkoi në Sllovaki për të marrë municion. Nuk mund të ketë qenë rastësi kjo, besoj se pajtoheni me mua”, tha prokurori.
Regjistrimet e kamerave të vëzhgimit nga dyqani Luxury Guns Shop në Bratislavë, shfaqin edhe të akuzuarin e vetëm, Arijanit F., i cili është ende i lirë. Janë prova që e inkriminojnë atë. Po ashtu edhe regjistrat e bisedave nga autoritetet amerikane të sigurisë në natën e krimit, të cilat ia kanë dorëzuar institucioneve austriake.

Edhe Një kosovare arrestohet në Itali për terrorizëm Kronikë Një kosovare arrestohet në Itali për terrorizëm

Prokurori publik ka shfaqur videon të Kujtim Fejzulait me një unazë me vulë të Shtetit Islamik, me pistoletë Tokarev dhe hanxhar, në të cilin ai rrëfen për Shtetin Islamik. Të akuzuarit shikuan në ekran pandjenja. Avokati mbrojtës i Ismail B., Mafrend Arbacher, po ashtu nuk ishte i impresionuar. Ai tha se do të kërkojë lirimin.

Një vendim në seancën gjyqësore pritet në shkurt.