Gjiganti farmaceutik Pfizer Inc ka mohuar se ka “komplotuar me ndokënd” për të vonuar publikimin e rezultateve për efikasitetin e vaksinës potenciale për COVID-19 deri pas zgjedhjeve në SHBA.
Vaksinën potenciale Pfizer e ka zhvilluar me partnerin gjerman BioNTech dhe thuhet se ka efikasitet deri 90 për qind për ta parandaluar COVID-19.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte kritikuar duke thënë se është bërë komplot që rezultatet të publikohen pas zgjedhjeve.
Por këtë e ka mohuar shefi ekzekutiv i Pfizerit, Albert Bourla për The New York Times.