Vaksina antiCOVID e Pfizer/BioNTechit është bërë e para që ka marrë aprovimin e plotë nga Agjencia e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA (FDA), raporton agjencia AP.
Dy dozat e vaksinës së Pfizerit kanë marrë aprovimin e plotë nga FDA-ja.
Vaksina fillimisht kishte autorizimin për përdorim emergjent. Por tash dy dozat e kësaj vaksine, që jepen tri javë ndaras nga njëra tjetra, kanë marrë aprovimin e plotë për t’u përdorur te personat nga 16 vjet e më të vjetër.
Në deklaratën e saj, FDA-ja ka thënë se në rishikimin e saj për aprovim janë përfshirë të dhënat nga afro 44 mijë persona. Vaksina, që do të jetë në treg tash e njohur si Comirnaty, është konstatuar se ka efikasitet 91 për qind për të parandaluar sëmundjen e COVID-it.
Komisionerja e FDA-së, Janet Woodcock, ka thënë se publiku mund të jetë shumë i sigurt se vaksina përmbush kriteret më të larta të sigurisë, efikasitetit dhe kualiteteve të prodhimit.
Ende ka autorizimin për përdorim emergjent te fëmijët mes moshës 12 e 15 vjeçare.
-
Miratohen nga FDA-ja vaksinat e reja kundër COVID-19
-
FDA-ja autorizon vaksinat anti-COVID për foshnjat dhe parashkollorët
-
Pfizer aplikon në SHBA për autorizim të vaksinës për fëmijët nën 5 vjeç
-
Vaksina Pfizer për fëmijët deri në 5 vjeç mund të jetë e gatshme në fund të shkurtit
-
A është e sigurt vaksina e COVID-19 për fëmijët?