Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Maqedoni, gati 1.000 raste me COVID-19 dhe pesë të vdekur

Maqedonia e Veriut ka njoftuar të premten për 934 raste me koronavirus dhe pesë të vdekur në 24 orët e fundit.

Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend ka bërë të ditur se rastet pozitive kanë dalë nga 2.748 mostra të kryera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për dallim nga dy javët e fundit, numri i viktimave është më i ulët ndërsa i të infektuar ka arritur shifrën më të lartë që nga paraqitja e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Deri më tash, në Maqedoninë e Veriut janë të diagnostikuar 30.488 persona me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 982 pacientë.

20.448 janë shëruar, kurse raste aktive janë 9.058.