Botë

Turqia dhe Greqia shkunden nga tërmeti 7 shkallësh

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Turqinë dhe një pjesë të Greqisë.

Epiqendër e tërmetit 7 shkallësh ishte bregu i qytetit të Izmirit, ndërkaq dridhje të mëdha janë ndier në Athinë dhe Stamboll.

Deri më tani nuk është raportuar për të vdekur, por nga tërmeti janë shembur disa ndërtesa në qytetin e Izmirit.

Njerëzit kanë filluar të kërkojnë të afërmit e tyre në rrënojat e ndërtesave.

Ky tërmet i fuqishëm është ndier në ishullin e Kretës në Greqi.