Shërbimi Shëndetësor i Brazilit (ANVISA) ka njoftuar se vullnetari që pranoi vaksinën kundër COVID-19, e që është në zhvillim e sipër nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxfordit, ka vdekur.
Vaksina është në fazën e tretë klinike të provës.
ANVISA njoftoi se hetimet për vdekjen e vullnetarit po vazhdojnë, përcjell Reuters të mërkurën.
Universiteti Federal në Sao Paulo, i cili po ndihmon në koordinim gjatë fazës së tretë klinike testuese që po zhvillohet në Brazil, njoftoi se vullnetari ishte brazilian.
AstraZaneca dhe Oxfordi kanë arritur në fazën e tretë klinike të testimit të vaksinës kundër koronavirusit.
Artikuj të ngjashëm
-
Nis hetimi pas vdekjes së studentit që kishte marrë vaksinën e AstraZenecas në Francë
-
SHBA-ja për “AstraZenecan”: E sigurt dhe efektive
-
AstraZeneca është efektive kundër variantit brazilian të COVID-19
-
Brazili aprovon për pëdorim emegjent vaksinat anti-Covid të Sinovacut dhe AstraZenecas
-
Ulet në 70 për qind shkalla e efikasitetit të vaksinës së Oxfordit