Nëntë njerëz në Korenë e Jugut kanë vdekur pasi kanë marrë vaksinën kundër gripit, javëve të kaluara, duke rritur kështu shqetësimin për sigurinë e vaksinës.
Pesë vdekje janë raportuar vetëm të mërkurën, por autoritetet nuk e kanë në plan të suspendojnë programin e vaksinimit, pa hetim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne ende nuk kemi rishikuar nëse duhet ta vazhdojmë vaksinimin apo ta suspendojmë për t’i pritur rezultatet”, ka thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
“Ne kemi ardhur në përfundim se vdekjet nuk kanë lidhje direkte me vaksinimin duke përfshirë të dhënat e limituara që i kemi tani dhe detajet e raporteve të vdekjeve”.
Ndërkaq zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se nuk janë gjetur substanca toksike në vaksinën e njëjtë që iu është dhënë personave tjerë.