Koreja e Veriut ka bërë të ditur se 220 mijë njerëz janë me simptoma të gripit, ani pse lideri Kim Jong-Un ka deklaruar se ka nisur të qetësohet situata. Diktatori korean nuk ka pohuar se rastet me grip janë raste me COVID-19, që është përhapur me të madhe në mesin e 26 milionë banorëve të pavaksinuar.
Përhapja ka shkaktuar shqetësime për tragjedi të mundshme në shtetin e izoluar plotësisht dhe me shëndetësinë më të dobët në botë. Ekspertët kanë thënë se Koreja Veriore qëllimshëm nuk është duke raportuar për numrin e vërtetë të të infektuarve dhe të të vdekurve me koronavirus.
Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar 219 mijë raste, ndërkaq është dita e pestë me radhë me më shumë se 200 mijë raste ditore.
Shteti diktatorial ka thënë se 2.4 milionë njerëz janë sëmurë dhe 66 kanë vdekur qëkur një grip i paidentifikuar nisi të përhapej në muajin prill.
Për shkak se nuk ka pajisje shëndetësore, shteti veri-korean ka mobilizuar më shumë se 1 milion punëtorë shëndetësorë që të gjejnë personat me grip dhe t’i izolojnë menjëherë.
Në mungesë të vaksinave, shteti u ka bërë thirrje qytetarëve që të konsumojnë çaj dhe ilaçe popullore.
-
Mbyllet kryeqyteti i Koresë së Veriut shkaku i “një sëmundjeje të papërcaktuar”
-
Koreja e Veriut me qindra raste të reja me sëmundjen intestinale
-
Kim Jong-un lufton pandeminë me çaj dhe ilaçe popullore
-
Koreja e Veriut regjistron 21 vdekje të reja si pasojë e COVID-19
-
Koreja e Veriut s’raporton asnjë të infektuar me koronavirus