Nëntë njerëz në Korenë e Jugut kanë vdekur pasi kanë marrë vaksinën kundër gripit, javëve të kaluara, duke rritur kështu shqetësimin për sigurinë e vaksinës.
Pesë vdekje janë raportuar vetëm të mërkurën, por autoritetet nuk e kanë në plan të suspendojnë programin e vaksinimit, pa hetim.
“Ne ende nuk kemi rishikuar nëse duhet ta vazhdojmë vaksinimin apo ta suspendojmë për t’i pritur rezultatet”, ka thënë kreu i Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reuters, transmeton KOHA.
“Ne kemi ardhur në përfundim se vdekjet nuk kanë lidhje direkte me vaksinimin duke përfshirë të dhënat e limituara që i kemi tani dhe detajet e raporteve të vdekjeve”.
Ndërkaq zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se nuk janë gjetur substanca toksike në vaksinën e njëjtë që iu është dhënë personave tjerë.
-
Koreja e Veriut thotë se po përballet me “grip të panjohur”
-
Vdekja e parë nga gripi sezonal në Karolinën e Veriut
-
Qeveria japoneze thotë se dy burra vdiqën pas vaksinimit me dozat e pezulluara të Modernas
-
Koreja e Jugut po heton vdekjen e dy personave pasi morën vaksinat e AstraZenacas
-
Alarm në Kore të Jugut, regjistroi më tepër vdekje se lindje