Koreja e Jugut ka regjistruar më tepër vdekje sesa lindje brenda vitit 2020. Është hera e parë që në Kore të Jugut brenda një viti regjistrohen më tepër të vdekur sesa lindje, raporton BBC.
Për jug-koreanët ky është një alarm që edhe ashtu ka nivelin më të ulët të lindjeve në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetëm 275.880 foshnja janë lindur vitin e kaluar, një rënie prej 10 për qind për dallim nga viti 2019. Ndërkohë vdiqën 307.764 persona.
Shifrat kanë shtyrë Ministrinë e Brendshme që të bëjë thirrje për “ndryshime rrënjësore” të politikave të saj.
Rënia e numrit të popullatës shkakton ngarkesë te shteti. Pos rritjes së kërkesave në sistemin shëndetësor dhe po ashtu të pensioneve, ulja e numrit të rinjve po ashtu çon te ulja e numrit të forcës punëtore dhe ka ndikim direkt në ekonomi.
Muajin e kaluar, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, prezantoi disa politika me synim për t’iu adresuar numrit të ulët të lindjeve, përfshirë edhe stimulime me të holla për familjet.
Sipas skemës së re, nga vitit 2022, çdo fëmijë i lindur do të ketë një bonus prej 2 milionë won (1.850 dollarë), ndërsa do të ketë edhe një pagesë mujore prej 300 mijë won (277 dollarë) derisa të mbushë një vjet.