Pesë veta kanë vdekur, në mesin e tyre katër fëmijë, dhe pesë persona tjerë janë lënduar pas një sulmi brenda një familjeje në Paris, Francë.
Policia në vendin e ngjarjes, të shtunën, gjeti armë të ftohta si thikë dhe çekiç, derisa një burrë, i cili po ashtu ka plagë të lehta, është duke u hetuar si i dyshuari kryesor, përcjell Mirror.
Ngjarja ka ndodhur brenda një shtëpie në Francë, dhe të gjithë të vdekurit e të lënduarit janë familjarë mes vete.
Policia franceze njoftoi se të vdekurit gjendeshin në pjesë të ndryshme të shtëpisë, të shtrirë në tokë. Pesë të lënduarit të tjerë janë duke marrë trajtim, e tre prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Policia tha se po heton rastin.