Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Francezi pranon se vrau gruan dhe katër fëmijët

Një burrë 33-vjeçar francez ka pranuar se ka vrarë gruan dhe katër fëmijët e tyre, duke thënë se ka dëgjuar zëra që i bënin thirrje “t’i lëndonte”, ka deklaruar prokuroria të enjten.

Policia franceze të martën arrestoi burrin nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij dhe katër fëmijët të moshave nëntëmuajshe, katërvjeçare, shtatëvjeçare dhe dhjetëvjeçare.

Trupat e tyre u gjetën të hënën në shtëpinë e tyre në Meaux, afër Parisit.

Burri ishte duke marrë terapi kundër depresionit që nga viti 2017, ka thënë Prokuroria.

Bazuar në rezultatet e autopsisë, nëna 35-vjeçare dhe bijat 10 e shtatëvjeçare kishin marrë nga “10 therje” secili dhe kishin përjetuar “dhunë të tmerrshme”.

Djemtë katërvjeçar dhe nëntëmuajsh vdiqën nga asfiksia.

Edhe Arrestohet një burrë në Francë, dyshohet se vrau gruan dhe katër fëmijët Botë Arrestohet një burrë në Francë, dyshohet se vrau gruan dhe katër fëmijët

I dyshuari ka thënë se “nuk ka ide pse e ka bërë aktin” dhe se “nuk ka ndier asgjë” pasi vrau familjen.