Botë

Joe Biden rezulton negativ në koronavirus

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë me dije se ka rezultuar negativ në testin për koronavirus.

Bideni ka shkruar në rrjetin social Twitter se ndjehet i lumtur që ka marrë testin negativ, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar lidhur me gjendjen e tij.

“Shpresoj se kjo të na shërbej si përkujtues: vendosni maskën, mbani distancën dhe pastroni duart”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, presidenti aktual i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije sot gjatë ditës se ai dhe gruaja e tij, Melanie, kanë rezultuar pozitiv në koronavirus.