Në një episod nga viti 2018, aktori Glynn Turman ulet në krevat dhe krahu tinëzisht i shkon përreth bashkëshortes Joan teksa të dy rikujtojnë përvojat për serinë e dokumentarëve “Black Love”.
Në muhabetet për martesën, fëmijët dhe takimin e parë në “Roscoe’s Hous of Chicken and Waffles”, Turman pushon për t’i dhënë krah muhabetit me një lutje të jashtëzakonshme. “Nuk jemi engjëj as të shenjtë – jemi qenie njerëzore”, tha ai kur fliste për përshtypjen e afroamerikanëve dhe marrëdhëniet e tyre.
“Mos të lëmë anash këtë dashuri dhe lidhje të mrekullueshme që ne si njerëz e kemi ndarë me njëri-tjetrin duke kaluar në përvoja shumë të veçanta të këtij vendi”.
“Kjo që kemi kaluar me më të dashurit tanë nuk është vetëm e rëndësishme. Është biblike”, shton ai.
Më 5 shtator, “Black Love” u kthye në Oprah Winfrey Network për sezonin e katërt. Vjen në kohën kur fjalët e Trumanit dhe portretizimi i sinqertë i serisë për jetën e afroamerikanëve është edhe më urgjent, shkruan KOHA. Ama në vitin e përcjellë nga pandemia dhe protestat ndaj padrejtësive racore, seria ofron pushime dhe nuanca – zëvendësim i pamjeve të ashpra të përvojës afroamerikane e shoqëruar me dhunë dhe pakënaqësi.
Formula e suksesit
“E dimë se ata të racës së zezë janë të lumtur dhe të martuar. Kështu kanë funksionuar për një kohë të gjatë”, tha Tommy Oliver, që krijoi serinë së bashku me bashkëshorten, Codie Elaine Oliver. Së bashku i intervistuan nga shtëpia e tyre në Los Angeles.
Në krejt sezonet formula e “Black Love” ka mbetur e thjeshtë dhe e efektshme. Secili episod shfaq klipe të çifteve, disa të famshëm e disa jo. Së paku njëri nga ta është i racës së zezë. Çiftet janë të filmuara krah për krah në shtëpitë e tyre. Kanë muhabet të sinqertë për lidhjen e tyre dhe rrëfejnë momente krizash, qeshjesh me njëri-tjetrin. Rrëfimet e tyre janë prej më të lehtave deri te ato më befasueset. Disa çifte ende janë në fazën e muajit të mjaltit. Të tjerët kanë kaluar në përvjetorë të artë. Pak intervista përqendrohen në lidhjen mes prindit me fëmijën.
Për shikuesit që e ndiejnë dhimbjen e qëndrimit në një vend, të izoluar nga shoqëria dhe familja, ka një pikë ndjenje të familjaritetit dhe rehatisë kur dëgjon çiftet duke folur për seksin, të qenët prind, vendimet financiare, shenjat e shkurorëzimit dhe sëmundjet. Por nëse është kaq familjar, është edhe i veçantë.
“A ka pasur diçka të ngjashme si kjo seri edhe më parë?”, pyet Beretta Smith-SHomade, profesoreshë në Emory Univeristy që studion racën dhe përfaqësimin e tyre në televizion. “Për të zinjtë nuk besoj që ka pasur seri të tillë”, tha ajo, duke shtuar se “i kemi hyrë një shtegu të nevojës që kemi ne për t’u lidhur me njëri-tjetrin, sidomos në këtë periudhë”.
Seria ka zënë vendin e parë me sezonin e fundit në mesin e grave afroamerikane të moshave 25 deri në 54 vjeç. Presidentja e rrjetit OWN, Tina Perry, tha se emisioni është një e veçantë e universit të televizionit. Shtoi se çifti Oliver ka kapur rrëfime që gjenden vetëm në skenarë filmash.